Telashe për pronë mes vëllezëeve në Mitrovicë, 58-vjeçari denoncon rastin në Polici

Zënkat e mosmarrëveshjet për prona në vendin tonë janë shumë të shpeshta. Në to zakonisht përfshihen familjarë e fqinj dhe në shumë raste eskalojnë në të shara, kërcënime, sulme fizike e shpesh edhe tragjikisht.

Në një konflikt janë përfshirë së fundi edhe disa vëllezër në qytetin e Mitrovicës.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se një 58-vjeçar ka denoncuar në Polici vëllezërit e tij, për të cilët ka deklaruar se e kanë kërcënuar se do e sheh nëse s’e kryen një obligim financiar ndaj tyre.

Bazuar në dëshminë e tij, e gjithë zënka ka nisur për shkak të disa kontesteve pronësore.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku janë përballur me denoncimin ndaj tyre.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit do të hetohen në liri për veprën penale ‘Kanosje’.

 

Lexo edhe:  Policia jep detaje për helmimin e nxënësve në Mitrovicë