“Schumacher-i” me trotinetë elektrikë sfidon kamionin me beton, e tejkalon (VIDEO)

Kohëve të fundit në qytetin e Prishtinës, në shesh por edhe në rrugët e qytetit, lëvizjet me trotinetë elektrike janë bërë të shpeshta. Këto lëvizje të shpeshta dhe me shpejtësi të madhe, kanë ngjallur pakënaqësi tek qytetarët të cilët kanë kritikuar personat që lëvizin me trotinetë elektrike, duke bërë edhe kërkesa që ky problem të zgjidhet.

E për këtë çështje, Kosova ende nuk ka ligj që rregullon përdorimin e trotinetëve elektrikë. E derisa ky problem të rregullohet me ligj, qytetarët po shfrytëzojno mundësinë që të vozitin trotinetë elektrikë rrugëve të kryeqytetit.

Njëjtë ka vepruar edhe një person i cili sipas një video të dërguar nga sinjalues për Gazetën Sinjali, shihet duke vozitur në korsinë e veturave në rrugën Kazerma “Adem Jashari”.

Madje, ai bën edhe një tejkalim ndaj kamionit i cili është me përzirës për beton.

VIDEO

Ndryshe, Policia për tajonin e Prishtinës, kohë më parë kanë deklaruar se mungesa e shtegut ku mund të lëvizin trotinetët elektrikë po shkakton aksidente rrugore.

Lexo edhe:  Mijëra myslimanë e falin ‘Namazin e Taravisë’ në Times Square të New Yorkut