Drejtori i Policisë: Bllokadat na detyruan ta mbyllim kufirin
Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka thënë për Gazetën Nacionale se janë detyruar që t’i bllokojnë vendkalimet kufitare.
Shkak për këtë sipas tij, është bllokimi i rrugëve.
Në një prononcim për Nacionalen, Mehmeti tha se nuk ka polic të lënduar e as qytetar të plagosur.
“Disa bllokada i kanë vendosur qytetarët atje në Veri, andaj jemi detyru me i mbyll vendkalimet kufitare deri në momentin kur të lirohet rruga. Nuk ka polic të lënduar e as qytetar të lënduar’’, tha Mehmeti.