E rëndë: 59-vjeçari në Prizren tenton ta vrasë vajzën e tij, gjuan tri herë me armë drejt saj
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në fshatin Randobravë të komunës së Prizrenit, ku pas një konflikti në një familje, kryefamiljari dyshohet se ka tentuar ta vrasë vajzën e tij 31-vjeçare, raporton Gazeta Sinjali.
Rastin e ka konfrimuar Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, ku bëhet e ditur se 59-vjeçari dyshohet se ka shtënë tri herë me armë zjarri në drejtim të vajzës së tij.
Por më e keqja u parandaluar, pas ndërhyrjes së djalit të të dyshuarit, i cili ia ka marrë armën me forcë dhe më pas 59-vjeçari është larguar nga shtëpia.
“Me datë 14 prill 2023, rreth orës 07:00, në fshatin Randobravë , KK Prizren, një person i dyshuar (N. H. 59 vjeç), pas një konflikti verbal me familjarët e tij ka nxjerr armën e zjarrit- pistoletën dhe ka shtën tri here në drejtim të vajzës së tij (A. H. 31 vjeçe). Djali i të dyshuarit ka arrit që me forcë të ia merr armën nga dora babait të tij dhe i dyshuari është larguar nga shtëpia. I dyshuari fillimisht nëpërmes telefonit ka raportuar policin se e ka gjuajtur në drejtim të vajzës së tij dhe se nuk e din a e ka vrarë apo jo dhe në ndërkohe është vetë dorëzuar në Stacionin Policor Prizren. Patrullat policore bashkë me emergjencën janë nis menjëherë në drejtim të vendit të ngjarjes. Por në ndërkohë në Stacioni Policor Prizren veri kanë arrit dy viktimat (motër e vëlla) të cilët e kanë dorëzuar armë gjithashtu. Asnjë person nuk ishte vrarë apo lënduar”, thuhet në njoftim.