Ish opinionistja e “BBVA” e bën “hor” Kiaren, tregon qëllimin e saj të rikthimit në shtëpi
Rikthimi i Kiarës është komentuar shumë, pasi moderatorja është rikthyer ndryshe.
Këtë e ka komentuar edhe ish opinionistja e sezonit të parë, Balina Bodinaku, shkruan lajmi.net.
E ftuar në “Wake Up” Balina tha se ndryshimi i saj ka ndodhur tek shumica e banorëve, dhe se moderatorja është rifutur për të kapur një emision dhe ca followersa.
“Ajo që po ndodh me Kiarën, është ajo që ka ndodhur dhe unë kam vënë re që ka ndodhur me gati 90% të lojtarëve në atë shtëpi që kanë hyrë jo me besime dhe qëllim për të shkuar në finale dhe për të fituar. Duket sikur kanë hyrë me idenë që ok unë po hyj, nuk kam për ta fituar lojën, por po hyj njëherë, të kap ca “followers”, të kap një emision. Kjo është në kurriz të lojës dhe në kurriz të atyre që e shohin lojën. Ne sot ankohemi dhe themi që ka momente kur loja mbahet nga një ose dy lojtarë dhe kjo për këto arsye. Kiara nëse është rifutur, është rifutur për veten e saj dhe jo për çmimin.”, tha ajo.