Ky është i riu nga Kosova që vdiq aksidentalisht në Zvicër deri sa po ndihmonte të tjerët

Një 30-vjeçar nga Kosova është goditur për vdekje nga një veturë në Zvicër.
Po binte shumë shi, kur Jetmir Morina (30) të mërkurën mbrëma shkoi në autostradën A1 në drejtim të Zurichut. Nga Winterthuri telefonoi me nënën e tij.

“Papritmas tha, se kishte një aksident dhe donte të shkonte të ndihmonte”, tregon vëllai i Jetmirit, Besart Morina (38) për “Blick”.

Tentimi i Jetmirit për të ndihmuar përfundon fatalisht. Ndërsa doli nga vetura, siç shkruan Policia e Kantonit të Zurichut, Morina u godit nga një veturë, që kishte humbur kontrollin në autostradë.

30-vjeçari u hodh mbi parmakë në rrugën kryesore që gjendej poshtë dhe u përplas nga një makinë tjetër.

Jetmiri u dërgua menjëherë në spital. Por, çdo ndihmë ishte vonë. Ai vdiq si pasojë e plagëve të rënda.

Vëllai i Jetmirit u njoftua në mbrëmje nga vëllezërit e kunatës së tij.

“Më telefonuan. Ishte shokuese, nuk doja të besoja”, tha Besarti.

Por, shpejt e kuoptoi se duhej të mbante qetësinë.

“Më duhej t’u tregoja prindërve lajmin e rëndë. Ata dhe Jetmiri ishim shumë të afërt”, thotë Besarti.

Familja është në pritje të transferimit të trupit të Jetmirit në Kosovë.

“Jetmiri do të varroset në fshatin Topanicë në lindje të Kosovës”, thotë Besarti.

Ai mund ta përshkruajë me pak fjalë vëllain e tij, i cili ishte më i vogli nga tre fëmijët.

“Ai ishte njeriu më i mirë, më i dashur dhe më ndihmues, të cilin e njoh. Shembull në rrethin tonë”, thotë Besarti. “Ai ishte edhe bashkëshort dhe baba i dashur i tri vajzave, të moshave 5, 3 dhe njëvjeçare”.

Besarti ka treguar se Jetmiri ishte duke agjëruar.

“Pak para se të vdiste, ai kishte marrë një hurme me vete për të bërë iftar”, tregon Besarti, që është imam.

Lexo edhe:  Tifozët serbë sërish provokojnë me thirrjet për Kosovën

Jetmir Morina kishte studiuar në një shkollë të mesme islame në Kosovë dhe më pas kreu stomatologjinë.

Ai u transferua në Zvicër rreth 6 vjet më parë te gruaja e tij.

“Për fat të keq, ai nuk ishte në gjendje të punonte si stomatolog në Zvicër. Ai ishte në gjendje të vinte diçka në lëvizje që pas disa viteve të mund të bënte këtë punë në Zvicër. Por, Zoti kishte plane tjera. Për ne do të thotë se ai shkoi si njeri që po ndihmonte – dhe se Zoti donte ta merrte”, thotë Besarti.