Po kontrabandonte birra “Tuborg” në arka “Zajqevsko” – Policia e Kosovës arreston një serb
Policia e Kosovës ka arrestuar një serb që kontrabandonte birra “Tuborg” në arka “Zajqevsko”.
Këtë e konfirmoi vet institucioni në fjalë përmes një komunikate dërguar mediave, përcjell lajmi.net.
Veç birrave e arkave, i dyshuari kishte me vete edhe 2550 zogj (shpezë) të vegjël, ndërsa bëhet e ditur se për kontrabandë shfrytëzoi rrugë ilegale malore.
“Sot më 13.04.2023 Njesitë policore të kësaj task force kanë kryer vëzhgimin e rrugëve malore që lidhen nga Konquli-Serbi me fshatin Korminjan-Republika e Kosovës, ku rreth orës 19:30, në rrugë malore është ndaluar një traktor me rimorkio, i cili drejtohej nga personi i dyshuar m/serb, me iniciale( J.J), nga një fashat i komunës së Ranillug-ut”, thuhet ndër tjerash në komunikatë.
Më poshtë edhe njoftimi i plotë:
Policia e Kosovës, Njësitet e Task-Forcës operative të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare Lindje, pas pranimit të informatave nga terreni për lëvizje të dyshimta në brezin kufitar, kanë ndërmarrë masa të nevojshme operativo-taktike, duke intensifikuar kontrolle në rrugët e brezit kufitar dhe rrugët dytësore të fshatrave të Vitisë dhe si rezultat i kësaj është parandaluar një rast i kontrabandës me mallra.
Sot më 13.04.2023 Njesitë policore të kësaj task force kanë kryer vëzhgimin e rrugëve malore që lidhen nga Konquli-Serbi me fshatin Korminjan-Republika e Kosovës, ku rreth orës 19:30, në rrugë malore është ndaluar një traktor me rimorkio, i cili drejtohej nga personi i dyshuar m/serb, me iniciale( J.J), nga një fashat i komunës së Ranillug-ut.
Gjatë kontrollit është vërejtur se kishte pasur të ngarkuara (20) arka të birrës “Tuborg”; (50) arka të birrës “Zajqevsko” dhe (2550) zogj (shpezë) të vegjël.
Malli dyshohet të jetë kontrabanduar nga territori i Serbisë dhe ishte futur ne Republikën e Kosovës në mënyrë ilegale.
I dyshuari i lartcekur me iniciale është arrestuar dhe është shoqëruar për intervistim në Stacionin Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit.
Rasti është trajtuar nga njësitë përkatëse policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Lindje në koordinim me prokurorinë përkatëse, Doganat e Republikës së Kosovës dhe AVUK-në.