Çadraku: Tahir Zemaj ia mori ushtarët Ramushit dhe e la vetëm, tash i thonë hero

Ish-ushtari i UÇK-së dhe ish-shefi i G2, Halil Çadraku i ftuar në FRONTAL në T7 ka folur për kohën e luftë. Ai ka thënë se ushtarët e FARK-ut s’kanë ekzistuar dhe ka shtuar se si lëvizje ishin krijuar më 12 mars 1998 dhe kishin qëndruar për 13 muaj në Tiranë.

Ai thotë se ata e kishin formuar FARK-un si rivalitet të UÇK-së

“Ushtarët e FARK-ut s’kanë ekzistua. Janë formu më 12 mars 1998. Janë formu vetëm si rivalitet i UÇK-së. Se iu erdh turp çka janë tu bo. Se e panë që po lufton një ushtri veç që ka zemër. Një formacion që u bë dhe rri në Tiranë 13 muaj luftë, nuk e di për çka je”, ka thënë Çadraku.

Ai tutje ka thënë  se i pari që kishte hyrë në Kosovë kishte qenë Tahir Zemaj. Sipas tij, Zemaj kishte hyrë në Kosovë me 40 ushtarë dhe ishte kthyer me 7 mijë ushtarë. Çadraku thotë se kjo kishte qenë “detyra” e Tahir Zemajt që ta linte Ramushin të vetëm.

“Nëse ka ardhë, i pari ka ardhë Tahir Zemaj. Ka ardhë me 40 ushtarë, ka ik me 6-7 mijë ushtarë. Krejt detyra u kanë me e lanë Ramushin vetë. Tash po e deklarojnë se është hero, e kanë shpallë hero. Kështu kam dëgjuar”, ka potencuar ai

Lexo edhe:  Pas gati një muaji arrestohet një i dyshuar për grabitje në Vushtrri