Tërmeti që goditi sot Kosovën, kjo ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 2.8 të shkallës së Rihterit ka goditur sot në mëngjes Kosovën.

Drejtori i Institutit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa ka thënë për Telegrafin se tërmeti ka ndodhur rreth orës 08:28 dhe epiqendra e tij ishte në Viti, Kaçanik dhe fshatin Nikaj.

“Bazuar në Rrjetin Sizmologjik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të të dhënave të ngjarjes sizmike, më 31/07/2022 në ora 08:28:46 sipas kohës lokale, Territori i Kosovës është goditur me një tërmet me magnitudë 2.8 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet III-IV ballë të Merkalit.

Thellësia hipoqendrore ishte 5 km. Epiqendra e këtij tërmeti ishte (Lokacioni me koordinata gjeografike: 42.252, 21.327: 7 km në Jugperëndim JP të Vitisë, 6 km në Verilindje VL të Kaçanikut dhe 2 km në Verilindje VL të fshatit Nikaj”, ka thënë Mustafa.

Ai ka shtuar se tërmeti në fjalë nuk kishte potencialin të rrezikoj qytetarët apo ndonjë dëm material për shkak të forcës se ulët.

“Nuk kishte vend për panik apo shqetësime, njëherësh ky tërmet dëshmon për zonën që është zonë aktive, e cila në të kaluarën kjo zonë ishte goditur me tërmete me intensitet të lartë bazuar në katalogun historik të tërmeteve, kjo zonë edhe në të ardhmen mund të gjeneron tërmete me magnitudë të intensiteti të lartë, ashtu sipas llogaritjeve dhe studimeve të paraqitura me Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë”, ka thënë Mustafa.

Lexo edhe:  Rast tronditës për familjen Gashi: Ky është i riu që i dha fund jetës pasi ushtroi dhunë në familje