Drenicasi vdiq në vendin e punës: Familja e punëtorit jeton në kushte të rënda, kërkohet ndihmë për fëmijët e tij
Të shtunën, derisa po punonte për të siguruar bukën e gojës për familjen e tij, Kujtim Ibriqi nga Komorani gjeti vdekjen papritmas në vendin e punës.
Ai u rrëzua nga skelet në një fshat të Kamenicës por edhe pas përpjekjeve të mjekëve për ta mbajur në jetë, Kujtimi ka ndërruar jetë.
Kujtimi ka lënë pas bashkëshorten dhe dy fëmijët, 11 dhe 15 vjeç.
Kushtet ekonomike të familjes Ibriqi janë të rënda andaj kushdo që ka mundësi lusim ta ndihmojnë familjen e tij. Ky është kontakti i familjes: +38345542859