Punësoi ilegalisht tre shqiptarë, pronari i kantierit të ndërtimit në Gjermani mund të dënohet me 10 vjet burgim

10 vjet burgim ose 500 mijë euro gjobë. Ky mund të jetë dënimi i ashpër me të cilin do të përballet një pronar i një kantieri të ndërtimit në Gjermani.

Kjo pasi i kishte punësuar ilegalisht tre shqiptarë, dy nga Shqipëria dhe një nga Maqedonia e Veriut.

Zyrtarët e kontrollit financiar, ‘zbarkuan’ në vendpunishte në Sud-Recklinghausen, në regjionin e Dortmundit.

Shqiptarët, e moshës 24, 32 dhe 38 vjeç, pasi u identifikuan u kuptua se nuk kishin leje të qëndrimi e as leje të punës.

Sipas mediave gjermane ndaj tyre u procedua penalisht për qëndrim të paligjshëm.

Lexo edhe:  Graçanicë: Serbët gjuajnë me armë mollën e vendosur në shënjestër për të marrur nuse (VIDEO)