Hajnat vjedhin tre viça në një stallë në Suharekë

Një person është ankuar në polici se persona të panjohur ia kanë vjedhur tre viça në stallën e tij në Suharekë, të premten rreth orës 4.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. .

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, persona të panjohur në stallën e tij i kanë vjedhur tre viça dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo edhe:  Gjendet i vdekur një 65-vjeçar në një motel në rrugën Prishtinë – Ferizaj, me të ishte një vajzë 27 vjeçe