Rikthehen stuhitë e forta në vend, nga nesër ulen temperaturat

Vendi ynë po vazhdon të mbetet nën ndikimin e masave të nxehta ajrore me origjinë afrikane, të cilat po favorizojnë mot kryesisht me diell dhe temperatura të larta, ku maksimalet do të luhaten prej 32 deri në 35°C.

Në orët vijuese pritet gradualisht të ketë zhvillime të vranësirave, fillimisht duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu dhe ndonjë shkarkesë elektrike përreth zonave malore, por duke mos përjashtuar edhe ndonjë zonë të ulët.

Vonë pasdite, e sidomos në orët e mbrëmjes, pritet të arrijë fronti i ftohtë, duke sjellur rrebeshe lokale shiu, shkarkesa rrufesh dhe breshër, më të përqëndruara në zonën jugperëndimore, veriore, verilindore, lindore, qëndore.

Sa i përket zonave të tjera, më pak të theksuara apo të prekura, pritet pjesërisht zona perëndimore, jugperëndimore dhe më pak ajo jugore dhe juglindore.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila vonë pasdite dhe në mbrëmje, pritet të zhvendoset nga kuadrati i veriut, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi 20-70 km/h, shkruan meteokosova.

Sa i përket ditës së diel, reshjet do të vazhdojnë të jenë të pranishme me karakter lokal që nga orët e para të 24-orëshit, duke mos përjashuar as pjesën e ditës, përderisa moti do të karakterizohet me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, e po ashtu do të jetë më freskët për shkak të depërtimit të masave më të ftohta ajrore.

Temperaturat maksimale do të luhaten prej 25 deri në 29°C.

Edhe fillimi i javës së ardhshme do të karakterizohet nga këto masa por moti do të karakterizohet kryesisht me diell, ku mëngjeset do të jenë mjaft të freskëta, minimalet parashihen afër vlerës 10°C, ndërsa maksimalet do të jenë rreth vlerës 30°C në rang vendi.

Lexo edhe:  Dy gratë e martuara në Shqipëri: Mund të jesh LGBT edhe besimtar i cilësdo fe