Lajm i mirë për zyrtarët publik: Nga nesër pushojnë për katër ditë radhazi

Punëtorët e sektorit publik nga dita e nesërme do të pushojnë për katër ditë me radhë.

Përveç ditëve të fundjavës, ata nuk do të dalin në punë as të hënën e të martën, kjo për shkak të festave zyrtare të cilat kanë qëlluar të jenë njëra pas tjetrës.

Të hënën në Kosovë festohet Dita e Kushtetutës, ndërsa të martën është festa e Pashkëve katolike.

Sipas kalendarit të festave zyrtare në vend, në muajin prill pushim do të jenë edhe dita e Pashkëve Ortodokse më 17 prill dhe festa e Bajramit të Madh më 21 prill.

 

Lexo edhe:  IHMK: Nuk dërguam paralajmërim për vërshime