“Pse je kaq i distancuar”/ Efi e mërzitur me Luizin për sjelljen ndaj saj

Luizi dhe Efi gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi, përpara se kjo e fundit të largohej nga publiku, shfaqën ortakëri dhe deri diku miqësi me njëri-tjetrin.

Madje, pas daljes së saj, Luizi herë pas here e përmendte në shtëpi dhe kishte shumë konsideratë për të.

Kthimi i Efit të shtunën në shtëpi, nuk u prit edhe aq mirë nga Luizi. Ose të paktën, kështu u duk në sytë e saj. Për këtë arsye, ajo u ballafaqua me Luizin për të sqaruar ftohtësinë e tij.

Sipas Efit, ajo nuk u prit ngrohtë, ashtu siç pritet një mik, sepse sipas saj, Luizi e ka konsideruar të tillë. Ajo e pyeti Luizin që çfarë nuk shkon me marrëdhënien e tyre, që solli këtë ftohje të menjëhershme.

Luizi u shpreh se ai nuk ka asgjë, por thjesht është shumë i fokusuar te loja, sepse edhe 1 muaj Big Brother mbaron. Ai i tha Efit që nuk ka arsye pse të jetë distant, pasi gjatë gjithë kohës ka qenë brenda në shtëpi dhe se nuk ka përse të ndryshojq qëndrim me të.

Pasi u sqaruan, Luizi i dha një përqafim Efit.

Lexo edhe:  “Kapitull i ri”, Valdrina me mesazh për Vadrinin pas ndarjes