Emocionon vëllai i Rexhep Selimit, i dërgon mesazh përkrahje
Dje ka nisur procesi gjyqësor ndaj ish themeluesëve kryesor të UÇK-së.
Po në njejtën ditë në Hagë është mbajtur një protestë nga diaspora shqiptare në përkrahje të çlirimtarëve, shkruan Jepi zë.
Ndërsa ditën e shtune, më saktësisht me 2 prill në kryeqytet u mbajt marshi më i madh që nga paslufta në përkrahje të çlirimtarëve.
Gjithë kjo mbështetje e dhënë nga qytetarët nga të gjitha trojet shqiptare është edhe forcë për të akuzuarit që po mbahen në Hagë, shkruan Jepi zë.
Vëllai i Rexhep Selimi, Ramadani, përmes një postimi i ka dhënë mbështetje atij dhe shokëve të tjerë në Hagë.
Postimi i plotë:
Mbahu vëlla Rexhë, se ti bashk me shokët tu ne Hagë, do ta kaloni edhe këtë sfidë!
Populli Shqipëtar, ju don te lirë.