Lëndohen pesë persona nga një aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan

Një aksident ka ndodhur sot në mes të dy veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan ku mbeten të lënduar pesë persona.

Rastin e ka konfirmuar konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Gjilan,  ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar pesë persona”, tha Ahmeti.

 

Lexo edhe:  Postimi prekës i mitrovicasit Gylshen Potoku, pas humbjes së motrës dhe dhëndrit në aksidentin tragjik në Çubrel: Sikur të dija se është dreka e fundit me juve sot