Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Gjilan

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Gjilan.

Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një kombi.

Nuk dihen rrethanat që kanë çuar deri të ky aksident.

IndeksOnline ka siguruar pamje ku shihet se Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Policia në anën tjetër, ende nuk ka dhënë ndonjë detaj për këtë aksident.

Lexo edhe:  Ky është zyrtari policor që përfundoi në pranga për të shtënat me armë zjarri në Vushtrri