Policia jep detaje për aksidentin në Vushtrri ku u godit një këmbësore

U raportua pasditen e sotme për një aksident trafiku që ka ndodhur në Vushtrri, ku një veturë e ka goditur një këmbësore.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Avni Zahiti i tha Sinjalit se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

“Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor i cili ka kërkuar tretman mjekësor”, u shpreh Zahiti.

 

Lexo edhe:  Rrahje në Plemetin të Obiliqt: Lëndohen dy femra e dy meshkuj