Gjyqi në Hagë: Prokuroria thotë se shumica e viktimave ishin shqiptarë
Prokurori i specializuar, Alex Whiting, ka nisur deklarimin e tij. Ai tha se katër të akuzuarit kanë qenë themelues të UÇK-së dhe të Shtabit të Përgjithshëm.
Sipas tij, gjatë kohës që e mbulon aktakuza, ata kanë “mbështetur dhe zbatuar një politikë që vinte në shënjestër personat që shiheshin si bashkëpunëtorë, kolaboracionistë me Serbinë”, por edhe persona që shiheshin se kundërshtonin UÇK-në apo përkrahnin Lidhjen Demokratike të Kosovës.
“Shumica e viktimave ishin shqiptarë të Kosovës, njësojë si ata”, theksoi Whiting.
“Kjo politikë e promovuar nga të akuzuarit, synonte burgosjen, keqtrajtimin, ndonjëherë vdekjen e të ndaluarve”, shtoi ai.