E frikshme: Lukuni qensh endacakë pushtojnë qendrën e kryeqytetit

Prania e numrit të madh të qenve endacakë në rrugët e kryeqytetit, është një ndër problemet e shumta me të cilat përballen banorët. Ata bëhen edhe më agresivë gjatë stinës së dimrit, e si pasojë shumë shpesh ka pasur edhe viktima nga kafshimet e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Lukunitë e qenve hasen pothuajse në çdo rrugë të Prishtinës. Të shumtë në numër janë edhe në qendrën e qytetit, ku ndjekin, lehin e terrorizojnë qytetarët.

Kështu ka ndodhur edhe në orët e mbrëmjes së sotme, ku në rrugën ‘Luan Haradinaj’ në kryeqytet, është parë një numër i madh i qenve endacakë.

Sipas sinjalizuesve të Gazetës Sinjali, të cilët kanë dërguar edhe pamje, qentë kanë lehur me të madhe në drejtim të veturave dhe njerëzve që qarkullojnë në atë zonë.

Ndryshe, kohë më parë Komuna e Prishtinës kishte hapur edhe disa pika ushqyese në zona të ndryshme për qentë endacakë.

E lidhur me këtë, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, kishte deklaruar se aty ku ka pika ushqyese rrallohen sulmet e qenve endacakë, por bazuar në situatën në terren, kjo duket se nuk qëndron.

 

Lexo edhe:  Mërgimtari e ndërron mbiemrin nga “Beqiri” në “Dardania”: Zviceranët mendonin se isha arab