40-vjeçarja në Pejë denoncon një grua në Polici, thotë se po e ngacmon vazhdimisht

Një grua nga qyteti i Pejës gjatë mbrëmjes së shkuar ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës, pasi që sipas saj, tash e një kohë është viktimë e ngacmimit nga një grua tjetër.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se e dyshuara në mënyrë sistematike ka ngacmuar 40-vjeçaren, e madje dje dyshohet se e ka sulmuar edhe fizikisht.

Viktima ka marrë lëndime trupore si pasojë e dhunës dhe për këtë arsye ka kërkuar edhe ndihmë mjekëosre në spital, ndërkohë që ka dhënë dëshminë e saj lidhur me rastin në organet e hetuesisë.

Si rezultat i denoncimit, 37-vjeçarja e dyshuar është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarës t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe e njëjta do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Ngacmim’.

 

Lexo edhe:  Përfshihet nga flaka një banesë në Prizren