Mjeku nga Kosova: Operimi i 1 pacienti shqiptar më jep kënaqësi sa për 100 gjermanë
Remzi Gashi, mjeku i cili la Gjermaninë për t’u kthyer në Kosovë tregoi në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se përjeton emocione shumë më të bukura kur operon një shqiptar, ndryshe nga ç’ndodhte në Gjermani.
Sidoqoftë ai tha se i vjen keq për mungesën e informimit shëndetësor në Shqipëri dhe faktin se pjesë më e madhe e pacientëve vijnë në gjendje të agravuar në spital.
“Mund të them shumë lirshëm që kur e operoj një pacient shqiptar më jep kënaqësi sikur t’i operoj 100 pacientë gjerman, nuk di pse. Është një ndjenjë më e mirë, pacientët edhe këtu janë shumë falënderues,” – u shpreh Gashi.
Ai bëri thirrje që edhe media të përçojë më shumë informacione sa i takon aspektit shëndetësor në mënyrë që edhe njerëzit të ndërgjegjësohen më shumë për kujdesin ndaj vetes.