Vdes një burrë në Prishtinë, derisa ishte me vëllain dhe shokun e tij

Një person ka vdekur dje në Prishtinë, derisa ishte me vëllain dhe shokun e tij, shkruan Gazeta Metro.

Dje në Prishtinë rreth orës 14:00, është raportuar se viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë deri sa ishte me vëllain dhe shokun e tij, ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.

Rasti po cilësohet nga policia si ‘hetim i vdekjes’.

Lexo edhe:  Kurti: S’e nënshkrova, sepse Serbia s’ishte e gatshme ta nënshkruante