Zhduket ish-luftëtari i UÇK-së Samir Puza

Ish-luftëtari i UÇK-së Samir Puza është zhdukur, këtë e ka bëre të ditur Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Sipas tyre, Puza ishte zhdukur të shtunën më 25 mars dhe nga ajo kohë familja dhe bashkëluftëtarët nuk kanë asnjë informacion për të.

“Që nga e shtunja 25 mars 2023, nuk kemi asnjë informacion për bashkëluftëtarin tonë Samir Puza (Maka). I njëjti nuk është lajmëruar në shtëpi dhe nuk dijmë asgjë për gjendjen dhe vendndodhjen e tij. Samiri është i njohur për mbarë qytetin e Pejës si djalë i urtë dhe punëtor. Lusim të gjithë qytetarët që nëse kanë informacion të lajmërojnë në njërin nga numrat vijues: 049 876 491 (familja), apo 049 515 134 (OVL Pejë)”, thuhet në njoftim, transmeton IndeksOnline.

Lexo edhe:  Polici i dëmtuar kërkon favor nga i akuzuari Egzon Azemi i VV-së që t’ia ndërrojë njësitin policor