E rëndë: Zjarri kaplon shtëpinë, një grua nga Peja lëndohet rëndë dhe përfundon në QKUK
Një rast i rëndë ka ndodhur dje në Pejë, ku një grua është lënduar nga zjarri që ka përfshirë njërën nga dhomat e shtëpisë, raporton Gazeta Online Veriu.info.
E njëjta është dërguar në QKUK pë tretman mjekësor, kurse rrethanat e shpërthimit të zjarrit ende nuk dihen.
Njoftimi i plotë policor:
Vitomiricë, Pejë 29.03.2023-14:00. Raportohet se në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë një dhomë e një shtëpie dhe si pasojë lëndime e trupore ka pësuar viktima femër kosovare e cila është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Njësit relevante dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalur në vendin e ngjarjes. Rasti vazhdon të hetohet.