Ndodhë në Mitrovicë: Syfyr e iftar, mitrovicasit dalin për të blerë pitalka të nxehta

Qytetarët e Mitrovicës njihen si ndër qytetarët që e praktikojnë më së shumti Ramazanin.

Në Kosovë, disa qytete llogariten të kenë numrin më të madh të agjeruesëve, ndër to edhe qyteti i Mitrovicës, shkruan Jepi zë.

Shprehia e mitrovicasve është se gjatë muajit të Ramazanit praktikohet blerja e pitalkave të nxehta për Iftar dhe Syfyr.

Qytetarët e Mitrovicës edhe në temperaturat e ulëta shkojnë tek furrat për të blerë pitalka të nxehta, për syfyrin në këtë Ramazan, shkruan Jepi zë.

Në foto shihet edhe procesi i gatimit dhe pjekja e pitalkave në njërën nga furrat më të njohura dhe më të vjetra në lagjen Bair.

Ndryshe, disa qytetarë mendojnë që pitalka e nxehtë nuk preferohet për mëngjesi, mirëpo shumë nga ta dalin prapë t’i blejnë ato pasi e kanë bërë edhe si traditë./Jepi zë

Lexo edhe:  Ndërron jetë gazetari i njohur kosovar