Hasiani kanos gruan me jetë, ajo lajmëron policinë dhe tregon se burri i saj posedon armë
Një burrë ka kanosur me jetë bashkëshorten e tij, teksa kjo e fundit ka njoftuar policinë, pasi është ndier e kërcënuar.
Kështu ka bërë të ditur para pak çastesh Policia e Kosovës përmes një njoftimi të para pak çasteve.
Tutje, është thënë se policia me këtë rast ka sekuestruar një armë të llojit “zastave” me 39 fishekë.
“Me datë 27 Mars 2023, rreth orës 19:00 pasi qe policia ka marr nje ankes nëper mes telefonit nga një ankuese femer nga fshati Lukinj, KK Prizren, patrulla policore e Stacionit Policor Prizren ka shkuar në vend ngjarje dhe ka kontaktuar ankuesen, ajo ankohej se burri i saj e ka kanosur me jetë dhe e njëjta ka informuar se i dyshimti, burri i saj , posedon edhe një armë zjarri”, thuhej ndër tjerash.