Këta janë dy personat që u plagosën me armë zjarri në Prishtinë

U raportua sonte për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në qendër të Prishtinës në rrugën “Qamil Hoxha”, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri kanë mbetur të plagosur dy persona. 

Burimet e Sinjalit nga Prokuroria bëjnë të ditur se të plagosurit janë Olsi Podvorica edhe Darsej Morina.

Sipas informacioneve, Podvorica dhe Morinaaktulisht janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ndryshe, rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Bazuar në informacionet e para raportohet për dy persona të lënduar, njëri nga ta dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor”, tha Ahmeti.

Lexo edhe:  Puno punëtorët e sektorit privat, merr pare vetëm ata të shtetit: Kjo është receta për ta mbushur Gjermaninë