Vdiq në SHBA duke e shpëtuar një fëmijë, 40 vjeçari do të varroset në Kosovë

40-vjeçari Adem Qorri, nga Drenasi ka vdekur tragjikisht në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai humbi jetën derisa shpëtoi një fëmijë në det.

Sami Qorri, i cili është i afërm i të ndjerit deklaroi për Klankosova.tv se rasti po përjetohet rëndë nga familja.

“Lajmi na ka tronditur shumë. Ademi është djali i vetëm i kushëririt Halimit dhe tezës. Ai ka lënë pas vetës tre fëmijët dhe gruas”, tha Qorri.

Ai theksoi se varrimi i të ndjerit do të bëhet në Kosovë.

“Jemi duke pritur që t’i përfundojmë procedurat dhe varrimi do të bëhet këtu”, tha ai

Por, ai nuk bëri të ditur ditën e varrimit./ Klankosova.tv

Lexo edhe:  Zyrtari policor: Qytetarët që jetojnë në veri janë heronjtë tanë, rrinë natën zgjuar për të na ofruar pije të ngrohta e ushqim