Policia konfirmon alarmin për bombë në Aeroportin e Prishtinës, jep detaje

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” është raportuar për një kërcëcin me bombë. Tashmë janë aktivizuar të gjitha njësitë relevante të Policisë dhe po punohet në kontrollin e detajuar të hapësirave të aeroportit. “Rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Airoportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, tha Ahmeti për Enigmën Ashtu sikurse në të kaluarën as tani nuk pritet që kërcënimi të jetë real megjithatë është obligim i institucioneve të sigurisë që pavarësisht kësaj të bëhet kontrolli i detajuar dhe derisa të kryhet kontrolli do të pezullohet çdo aktivitet qfotë hyrje apo dalje.
Lexo edhe:  Rrokulliset një veturë në Prishtinë (FOTO)