Detaje nga vdekja e dyshimtë në Podujevë, viktima u gjet nga vajza e tij

Sot rreth orës 18:00 është gjetur pa shenja jete një person në fshatin Dumnicë të Podujevës. Dyshohet se S.S. u privua nga jeta me armë zjarri.

Siç thonë burimet e Indeksonline, trupin e pajetë të viktimës e ka gjetur vajza e tij.

I njëjti ishte gjetur me një plumb në kokë afër një lumi.

Pas këtij rasti, për në Dumnicë janë nisur forca të shumta policore.

 

Lexo edhe:  I dehur dhe i droguar: I riu shqiptar shkakton aksident në Itali- vdes partnerja e tij, foshnja gjashtë muajshe në gjendje të rëndë