Familjarët tregojnë çka ndodhi me instragramin e Luizit

Ka ditë prej kur po zhvillohen “drama” rreth ‘Instagramit’ të Luizit.

Pasi iu ndryshua emri, në profilin e tij janë fshirë edhe foto.

Sot është konfirmuar se faqja e tij tashmë i takon produksionit të “BBVA”, saktësisht televizionit Top Channel.

Kjo u konfirmua nga kunati i Luizit, Sokol Tahiri, përmes një postimi në llogarinë e tij personale në ‘Instagram’.

Ai tha faqja që menaxhohej nga shoqja dhe motra e Luizit, tani të drejtat autoriale për të i kanë kaluar Top Channel-it.

“Në një komunikim me produkisonin e këtij show na është njoftuar që të drejtat në lidhje me emrin dhe administrimin i kanë kaluar Top Channel. Në çfarë forme dhe akti juridik është kryer kjo, mua nuk më është komunikuar ndonjë dokument”, ka thënë ndër tjera familjari i Ejllit.

Ai tutje ka kërkuar që përkundër ngjarjeve të fundit, fansat të vazhdojnë të mbështesin Luizin dhe të shijojnë lojën e tij në BBVA.

“Megjithatë në gjithë këtë histori e rëndësishme është që ne të mbështesim Luizin dhe shijojmë lojën e tij. Pastaj kur të përfundojë loja do të sqarohen roli dhe qëllimi i secilës palë”, thuhet tutje në postim.

Lexo edhe:  Drenusha flet për periudhën pas ndarjes: Ndoshta nga mungesa e lumturisë, tash e shijoj çdo moment