Kapet flagrancë nga policia shoferi i çmendur, po voziste mbi 200 km/h

Zona ku po voziste shoferi kosovar kishte kufizim shpejtësie 100 km/h, por këtë kufizim nuk e përfilli aspak ai duke vozitur me shpejtësi të madhe.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka identifikuar shoferin duke drejtuar veturen e tij me shpejtësi mbi 200 km/h, me ç’rast e ka denuar me gjobë prej 300 euro si dhe e ka ndaluar vozitjen e vetures për tre muaj, shkruan 02 press.


Njoftimi i PK-së:

Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 100 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 206 km/h (gjobitet me 300€, dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik në territorin e Republikës së Kosovës).

Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.

Lexo edhe:  E rëndë: Veturën e merr uji, babë e bir humbin jetën