E njohu në rrjete sociale, burri ia vjedh një gruaje 400 euro dhe e godet me veturë
Një grua ka raportuar në Polici se një person, të cilin ajo ka thënë se e ka njohur përmes rrjeteve sociale, ia ka vjedhur rreth 400 euro dhe gjatë ikjes me veturë e kishte goditur duke i shkaktuar lëndime trupore.
Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 21:00 në një lokal në fshatin Sllatinë në Fushë-Kosovë.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ishte duke qëndruar në një lokal me një person të dyshuar të cilin e kishte njohur përmes rrjeteve sociale i njëjti ia kishte vjedhur nga çanta rreth 400 euro para kesh. Gjatë ikjes nga vendi i ngjarjes i dyshuari e kishte shkelur me veturë viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në raportin e Policisë.
Viktima thuhet se është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe rasti është nën hetime.