Dalin pamjet e dërgimit në spital të Agim Ademit i prangosur

Pas disa orë intervistimi, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është dërgur në mbajtje për 48 orë.

“IndeksOnline” ju sjell pamjet e dërgimit të tij në QKUK me autoambulancë , pasi gjendja e tij shëndetësore është keqësuar.

Atje do të ruhet nga policia e Kosovës.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se pas ndërmarrjes se veprimeve paraprake hetimore, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e, për shkak të dyshimit të kryerjes së veprave penale “Keqpërdorimi i besimit”, nga neni 330 dhe “Shmangie nga tatimi”, nga neni 307 të KPRK-së.

I njëjti me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh, derisa në koordinim me Policinë janë duke u ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë çështje penale.

Lexo edhe:  Dy protestues serbë në rrezik për jetën pas përleshjeve me KFOR-in