Kosovarët më të lumturit në rajon, radhiten në vendin e 34-të në botë

Kosova ka zënë vendin e 34-të në botë për sa i përket lumturisë, një publikim ky i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili publikohet në kuadër të Ditës së Lumturisë, që është 20 marsi.

Kjo paraqet renditjen më të lartë në rajon, teksa Shqipëria është rënditur se 83-ta, Maqedonia e Veriut e 87-a, Mali i Zi i 67-i e Serbia e 45-ta.

Finlanda, për të gjashtin vit me radhë renditet si vendi më i lumtur në botë, e ndjekur nga Danimarka dhe Islanda, transmeton Klankosova.tv.

Vendet nordike të gjitha kanë rezultate shumë të mira në treguesin që përdor raporti për të shpjeguar gjetjet e tij: jetëgjatësi e shëndetshme, PBB për frymë, mbështetje sociale në kohë të vështira, korrupsion i ulët dhe besim i lartë shoqëror, bujari në një komunitet ku njerëzit kujdesen për njëri-tjetrin dhe liri për të marrë vendime kyçe të jetës.

Lexo edhe:  Molliqaj: Albin Kurti udhëtoi deri në Bosnje me veturë të Martin Berishajt