Denoncuesja e sekretarit të UP-së mohon ngacmimin seksual, “Jam shantazhuar dhe kërcënuar nga një grup i personave”

Besfort Krasniqi, sekretari i përgjithshëm i posa zgjedhur i Universitetit të Prishtinës, në qershor të vitit të kaluar ishte denoncuar për ngacmim seksual ndaj një punëtore e këtij fakulteti. Dyshohej se Krasniqi, nga viti 2013-2014, kishte ngacmuar seksualisht një punëtore në Fakultetin Filologjik. Mirëpo, krejt këto pretendime, i hedh poshtë e dëmtuara në një deklaratë për Sinjalin.

Në një rrëfim ekskluziv dhënë për Sinjalin, denoncuesja B.Sh., thotë se përmes shantazhit është vënë në trysni nga një grup i personave për të deklaruar se është ngacmuar seksualisht nga Krasniqi. Ajo shton se tash e tre muaj është duke u shantazhuar e kërcënuar nga një grup i personave. Sipas saj, kjo trysni ka ardhur për ta dëmtuar Krasniqin në emërimin e tij si Sekretar i Përgjithshëm i UP-së.

“Për shkak se ky (Besfort Krasniqi) është në garë për sekretar edhe mua më kanë bërë presion që me denoncu edhe me shantazhu që ky mos me u bo sekretar për me u tërheq nga ky rast, qaq jam e shqetësuar sa që jam duke përdorur qetësues”, u shpreh ajo.

B.Sh.,madje paralajmëroi se së shpejti do t’i bëjë publik emrat e grupit që po e shantazhojnë dhe kërcënojnë.

“Qaq janë duke më shantazhuar dhe nuk ka pas prova të mjaftueshme, unë jam tërhek. Por pasi jam tërhek, kanë vazhdu me më bë presion grupi i njëjtë. Unë jam e gatshme me i përmend edhe me emra. Shumë kisha pas qef që me dalë publikisht edhe me i përmend me emra këta persona se unë jam lodh është ka më vran ndërgjegja”, shtoi ajo.

Teksa rrëfen rastin ,B.Sh., thotë se deklarata e saj për ngacmim që është dhënë në Polici, është nxjerru nga një grup i personave të cilët i quan “kriminela”.

Lexo edhe:  Tragjike: Gjendet e varur në oborrin e shtëpisë një grua në Deçan, dërgohet pa shenja jete në QKMF

Janë pesë persona që jam shantazhu prej tyre. Unë mundem nesër me qenë edhe e kërcënuar prej tyne, s’po guxoj as në Polici më i lajmëru personat se këta persona i kanë nxjerrë deklaratat e mia prej Policisë sa që unë nuk kam të drejtë që vet e kam dhënë deklaratën edhe prapë nuk kam të drejtë me tërhek deklaratën tem pa urdhër të Prokurorit, ata i kanë nxjerrë më kanë shqetësu duke më thirrë më numra. Nuk po kam guxim me i përmend as në Polici, se çka kanë ditë ata me bë çka kanë ditë me shantazhu e qysh kanë ditë me tërhek deklaratën prej Policisë është një vepër penale që kjo nuk mundet me ndodh, ata e kanë bë. Janë një grupacion kriminelash sa që unë kur t’i përmendi publikisht, e di që kam me qenë e rrezikuar por të paktën të del e vërteta dhe ta dijnë që nëse më ndodh diçka, le ta dijnë prej kujt u bo ky kauzë“, u shpreh ajo.

Denoncuesja thotë se tash e tre muaj është duke u marrë me këtë rast dhe se kërcënimet janë të vazhdueshme,

Ajo rrëfen se trysninë nuk e ka nga Krasniqi por nga grupi prej pesë personave, derisa tregon edhe se si është dirigjuar për ta bërë shantazhin.

Ka qe tre muaj që po ndodh kjo situatë. Live është ajo punë, vijnë njerëzit. Vijnë në vendin e punës, Ma kanë ndërru edhe pikën e punës kanë pas me më suspendu krejt prej punës edhe tu më bo trysni ky zotëria në fjalë tash që janë tu e kërcënu për ngacmim seksual kishe ky mu..kishe unë i kam këto trysni i kam prej tij, por në fakt i kam prej qetij grupacionit që janë tu më trysnu për me hek këto që e kanë vet me mundësi por unë nuk po du me leju se që tre muaj kam hesht. Ju keni fillu me shkru pa dijëninë time. Jam duke lexu fjalë, jam duke u çmend se çka është duke shkru për mu e tjetërkush është duke u marrë me rastin tim, u tepru qetash. Unë po du me dalë publikisht edhe me tregu se ky rast nuk është i vërtetë është shantazhim, janë duke më kërcënuar. Kërcënimet krejt live janë duke i bërë. Ki me dalë ki me shantazhu ki me thanë që ky thjeshtë ky nuk duhet me u bë sekretar, i vetmi person që e tërhek këtë person, Besfortin prej pozitës je ti”, thotë B.Sh.

Ti je që munesh me na ndihmu, ti je që mundesh me tërhek prej pozitës që po don me u bo, unë nuk ma interesim a bëhet sekretar Besforti apo cka ndodh aty mes tyne, por unë sdua të jem shkaktar me lëndu një familje, me u bë shkaktar unë pre e shantazheve tjera me dalë une keq e ata me përfitu sene prej meje e unë me u lëndu psiqikisht e shpirtnisht plus me lëndu edhe një familje tjetër. Ata me i rregullu punët e veta përmes meje, jo më. Jo. Ky është shantazh, është duke u bërë diçka e tepër sa që s’po mundem më, jam duke qëndru me qetësues, më vijnë fjalë sa që nuk po e njoh më as veten se çka janë duke më bërë“.

Lexo edhe:  Lajm i rëndë: Vdes vogëlueshja 6 muajshe Rajana Fejzullagu nga Bajgora e Mitrovicës

Ndërsa shton se i ka humbur besimi në Polici dhe se për këtë arsye nuk munde të bëjë denoncim ndaj grupit nga të cilët pretendon se është duke u kërcënuar.

Unë nuk mundem me i denoncu në Polici se e kam humb besimin në Polici, se ata kanë njerëz të fortë në Polici  unë tash jam e rrezikume me hy edhe brenda në Polici. Nuk ju besoj as policëve. Ata e kanë bërë një vepër penale e kanë hjek deklaratën edhe është tërheq deklarata unë kur e kam pa që u tërhek deklarata në Polici edhe mesazhet që i kam dërgu unë është diçka jashtë normales kjo, është vepër penale çka kanë bërë Policia. Unë nuk mundem me i denoncu këta njerëz edhe në Polici se i kanë njerëzit e vet aty. Krejt ma kanë manipulu rastin ma kanë marrë deklaratën krejt kanë shkru ata në emrin tem”, përfundon B.Sh.

Ndryshe, me anë të burimeve të Sinjalit brenda Prokurorisë, është arritur që të sigurohet dokumenti në bazë të së cilit, në tetor të vitit të kaluar ishte nxjerrë aktvendim që të hudhet poshtë kallëzimi penal i paraqitur nga Stacioni Policor Qendra në Prishtinë, kundër Krasniqit.

Shënim: Për shkak të ruajtjes të privatësisë të personve të përfshirë në aktvendimin e Prokurorisë, një pjesë e informacionit është mbuluar.

Kujtojmë që ky rast ka dalur në opinon pas daljes të konkursit dhe lakimit të emrit si kandidati i vetëm që do të mund të emërohej nga Këshilli Drejtues i UP-së.