Bie në prangat e Policisë i dyshuari për rrahjen e 30-vjeçarit në Pejë, përfundon në ndalim policor
Konfliktet mes të rinjtë jo rrallëherë eskalojnë në përleshje fizike, për çka nevojitet edhe ndërhyrja e Policisë. Motivet shpesh dalin të jenë banale dhe lidhen me probleme për të cilat ata nuk arrijnë të merren vesh dhe për pasojë futen në sherr. Një rast i tillë kishte ndodhur para disa ditësh në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë, por i dyshuari është kapur tek dje.
Rasti kishte ndodhur më 14 mars, kur i dyshuari V.B., sulmoi fizikisht viktimën, duke e grushtuar në fytyrë për shkak të një mosmarrëveshje momentale që kanë pasur me njëri – tjetrin.
Kështu kanë bërë me dije burimet nga Prokuroria dhe njoftuan se i njëjti kishte qëndruar në arrati deri të shtunën, kur Policia arriti ta identifikojë dhe ata arrestojë, me ç’rast u shoqërua në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me rastin.
Sinjali mëson s pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj tij të caktohet masa e ndalimit për 48 orë.
I njëjti do të hetohet për veprat penale “Sulm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.