Lajmi i fundit: Vdes një vajzë 5-muajshe në QKUK
Prishtinë-Policia e Kosovës ka njoftuar se një fëmijë pesë muajsh, shtetase e Shqipërisë, ka vdekur të shtunën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, derisa ishte në trajtim mjekësor.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë fëmija ishte dërguar atje nga Mitrovica, ndërsa rasti është cilësuar si “vdekje e dyshuar”, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Po ashtu bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente