Aktivizohen aktivistët dhe deputetët e VV-së në mbrotje të Kurtit
Deputetja e Lëvizje Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka komentuar mbi njërën nga pikat për të cilat janë pajtuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, atë për “vetëmenaxhimin i komunitetit serb”.
Ajo ka thënë se “Vetëmenaxhimi nuk është ‘Zajednicë’, as asociacion plus, as vetëqeverisje e as autonomi”.
“Edhe sonte u pa se Kosova është në rrugë të mirë dhe e gatshme të ecën përpara pa frikë e me vendosshmëri”, ka shtuar ajo.
Ndryshe, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë u pajtuan për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre, të mbështetur nga BE-ja.