Policia maqedonase ka paralajmërime se situata në Ohër mund të tensionohet

Në dalje të Kërçovës, policia maqedonase po ndalon vetura me targa RKS, duke i legjitimuar qytetarët me arsyetimin se bëhet fjalë për çështje sigurie.

Sipas Policisë së Maqedonisë së Veriut, kjo masë po aplikohet për shkak se ka paralajmërime që qytetarët e Kosovës në shenjë pakënaqësie për marrëveshjen eventuale mund të tensionojnë situatën në Ohër, shkruan RTV Dukagjini.

Postblloqet e ngjashme dhe prani e shtuar e policisë është vërejtur në të gjithë segmentet rrugore nga Kërçova deri në Ohër.

 

Lexo edhe:  Po na qeveris Kurti, por rreth 100 mijë të rinj nuk janë as në shkollë, as në trajnime e as në punë