Teksa një vajzë dhe një djalë rrahën në një shkollë në Ferizaj, shokët këndojnë ‘’ ’O vjehrrës teme o…’’ (VIDEO)

Një përleshje mes nxënësve të shkollës së mesme ekonomike “Faik Konica” ka ndodhur para dy ditësh në Ferizaj.

Në videon e siguruar nga IndeksOnline shihen dy nxënës të klasës së 10-të, një djal dhe një vajzë, duke u përleshur mes vete.

Teksa këta të dy përleshen, shokët e klasës i shikojnë, u bëjnë video dhe këndojnë.

‘’O vjehrrës teme o, vjehërr s’kam me i than’’, dëgjohen zërat teksa dy të rinjtë bëhen ‘’llom’’.

Arsyet e kësaj përleshjeje nuk dihen ende.

VIDEO

Lexo edhe:  Këto janë çmimet e derivateve për ditën e sotme