Dhunohet një e mitur në Pejë
Është arrestuar një person nga Peja nën dyshimin se ka dhunuar një vajzë të mitur.
Pas raportimit të rastit, kësaj të fundit iu është bërë ekzaminimi mjekësor, ku në bazë të raporteve ekzistojnë elemente të kryerjes së veprës së dhunimit.
Mirëpo, në raportin mjekësor të dyshuarit, është konstatuar se ka diagnozën prapambetje mendore e shkallës së lehtë.
Derisa, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Viti 11-12.03.2023 – 21:30-08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka dhunuar viktimën femër kosovare-e mitur. Viktimës iu është bërë ekzaminimi mjekësor dhe në bazë të raporteve ekzistojnë elemente të kryerjes së veprës së dhunimit. Familjarët e të dyshuarit kanë dorëzuar raporte mjekësor në bazë të së cilave, i dyshuari ka diagnozën prapambetje mendore e shkallës së lehtë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, raporti i plotë i policisë