I mituri në Podujevë poston armë në rrjete sociale, policia arreston babain e tij
Një i mitur në Podujevë ka postuar një armë zjarri në rrjete sociale. Policia e Kosovës pasi që kanë parë armën e ekspozuar në rrjete sociale, kanë marrë veprime të shpejta.
PK ka arritur që të sekuestroj armën dhe të arrestoj një person 42-vjeçar (prindi i të miturit).
“Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacionit të Podujevës, sot kanë sekuestruar një armë zjarri, të cilën një person i mitur përmes fotografive e kishte ekspozuar në rrjete sociale. Aksioni policor është ndërmarrë në koordinim me prokurorin e shtetit ku pas identifikimit të lokacionit dhe personit të dyshuar, kanë shoqëruar në polici (prindin e të miturit) të dyshuarin (mashkull), 42 vjeçar.” – thuhet në njoftim.
Policia ka bërë të ditur se pas përfundimit të të gjitha procedurave, ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për mbajtje apo posedim të paautorizuar të armës.