Kjo është 17 vjeçarja që vdiq në QKUK, pas aksidentit të sotëm

Sot u raportua për një aksident trafiku në fshatin Rogovë në Gjakovë ku si pasojë e përplasjes mes dy veturave mbetën të lënduar shtatë persona të cilët u dërguan në QKUK për t’u trajtuar. Plagëve të marra nga aksidenti nuk ka mundur të ju bëjë ballë njëra nga të lënduarat e cila ka ndërruar jetë në QKUK, raporton Gazeta Sinjali.

Këmbësorja që nuk mundi të ju bëjë ballë plagëve të marra është Rita Gashi.

Lajmin për vdekjen e 17-vjeçares e kanë bërë të ditur familjarët e saj.

Sipas njoftimit mortor, varrimi i të ndjerës do të bëhet më 19.03.2023 në ora 13:00 në varrezat e fshatit Rogovë.

“Të dashur familjarë, miq e dashamirë.

Te pikëlluar, me dhimbje të thellë ju njoftojm se sot ka ndërruar jetë vajza e dajës Rita. Avdyl Gashi Varrimi i të ndjeres bëhet 19/03/23 dit e diel në ora 13:00 , Rogov”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Lajm i hidhur: Vdes ish ushtari i UÇK-së dhe pjesëtari i TMK-së nga Skenderaj