Ky është drenicasi që paditi qeverinë pasi dëmtoi veturën duke rënë në një gropë të rrugës në Drenas

Një qytetar nga Drenica ka paditur Qeverinë e Kosovës për shkak se gjatë vozitjes kishte dëmtuar veturën duke rënë në një gropë të një fshati të Drenasit.

Ai pretendon se për dëmin e shkaktuar përgjegjësia i takon Qeverisë për mosmirëmbajtjes së rrugës dhe për këtë po kërkon 1 mijë e 300 euro kompensim.

Lidhur me këtë rast të mërkurën, në Gjykatën Themelore të Prishtinës ishte paraparë të mbahej seanca, mirë e njëjta ka dështuar në mungesë të ekspertit të komunikacionit Sejdi Berisha.

Mungesën e ekspertit Berisha, e ka konstatuar gjykatësi Hysni Ismaili, i cili ka njoftuar se nga fletëdërgesa rezulton se i njëjti nuk është ftuar në mënyrë të rregullt për këtë seancë.

Lexo edhe:  Nëna e përkujton Molosin: Djalin tim të hasretit e ka mbulua dheu i zi