Flet gardiani që dërgoi në spital Astrit Deharin, jep detaje të padëgjuara

Ish – gardiani i qendrës së Paraburgimit në Prizren, Samir Elmazi ka demantuar deklaratat e dy figurave të rëndësishme për rastin Dehari. I pari si përfaqësues i shtetit – zëvendësministri i Ministrisë së Drejtësisë, Blersim Sallahut dhe i dyti si avokat i familjes Dehari, Tomë Gashi.

Samir Elmazi ka shërbyer si oficer korrektues në kohën kur në qendrën e paraburgimit në Prizren ka ndërruar jetë, ish aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari.

Ish- gardiani është përmendur nga zëvendësministri Sallahu në një debat televiziv në vend duke thënë se ai është marr në pyetje nga Prokuroria pas 6 viteve dhe pretendon se i njëjti ka lëshuar shtetin duke emigruar në Florida.

Elmazi në një bisedë për Gazetën ka përgënjeshtruar zëvendësministrin duke rrëfyer versionin e tij se çka ka ndodhur ditën kritike të 5 nëntorit 2016.

Fillimisht, Elmazi deklaroi se ai është marr në pyetje nga Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë në vitin 2016 – pra vitin kur ka ndodhur rasti.

Po ashtu, ai hedh poshtë edhe dyshimet e zv – ministrit Sallahu se ai ka ikur nga Kosova pasi ka ndodh rasti i Astrit Deharit.

“Sa i përket deklaratës së zëvendësministrit Sallahu, me vjen keq që në Kosovë ka një zv ministër të tillë i cili del dhe thotë që një gardian ka ikur në Amerikë i cili ka qenë në qendrën e paraburgimit në Prizren në rastin Dehari. Unë kam transferuar me qindra të burgosur. Sa i përket ardhjes sime në Amerikë, ka qenë për një të ardhme më të mirë. Ka ardh si një pasoje e vetë-dëshirës sime”, deklaroi ai.

E po ashtu edhe për deklaratën e avokatit të familjes Dehari, Tomë GAshi se ai është marr në pyetje pas kërkesë së avokatit, ish-gardiani Elmazi thotë se këto janë manipulime dhe të pavërteta.

Lexo edhe:  Caktohet muaji kur do të hapet sistemi për viza pune në Itali, mund të aplikojnë edhe qytetarët nga Kosova

Ai deklaroi për Insajderin se është marr në pyetje pas vdekjes së Deharit – viti 2016.

“Edhe Tomë Gashi ka dhënë një deklaratë se kishe pas 6 viteve jam marr në pyetje, Avokat Tomë Gashi dhe le ta din krejt Kosova që intervistën time që e kam dhënë si dëshmi në polici e kam dhënë në vitin 2016 si dëshmitar si gardian. Ministri e din që unë jam marr në pyetje për herë të dytë kur e ka marr lëndën Prokuroria Speciale në qershor të viti 2022. Këto janë vetëm mashtrime e trillime që nuk e di se çfarë janë duke kërkuar këta” – deklaroi ai.

VIDEO KEtU