1 vit nga vdekja aksidentale e policit shembullor nga Vinarci i Mitrovicës, Burim Tahiri

Polici i Kosovës Burin Tahiri kishte vdekur një vit më parë aksidentalisht në poligonin e Cërrnushës ku policët kishin shkuar për ushtrime.

Të ndjerit i kishte shkrepur arma aksidentalisht duke hyrë në veturë, ndërsa vdekja e tij kishte tronditur familjarët, kolegët dhe gjithë qytetin e Mitrovicës.

Ai ishte varrosur në varrezat e reja në Vinarc të Epërm ku kishin marrë pjesë edhe shumë miq e familjarë, dhe kolegë të Burimit, shkruan jepi zë, ndërsa në një vjetorin e vdekjes familja e ka përkujtuar me dhimbje dhe emocion.

Postimi i plotë nga vëllai i Burimit:

Sot u bën 1 vitë pa më të dashurin tonë Burimin. I dashuri vëlla të rënda qenkan ditët kur mungon prania jote, ishe dhe do të mbetesh krenaria e familjes tonë. Kalojë një vitë që nga vdekja e jote e malli për ty sa vjen e shtohet, por gjithmonë me kokën lartë dhe krenarë që patëm fatin të kishim një vëlla si ti. Jetojmë me buzëqeshjen tënde me fjaltë e tua të ëmbla e me veprat e tua të mira. Ne sot krenohemi me ty për veprat e tua e për fjalët e mira që marrim çdo ditë kur takojmë miqtë, shokët dhe kolegët e tu. I përjetshëm do të jetë kujtimi për ty. All-llahu të past mëshiru me xhenet

Lexo edhe:  Ndihmohen 45 familje me jetimë me nga 100 dollarë, ndihmë nga bashkatdhetarët në Chicago