Çfarë i ndodhi Oltës pas Prime-it? – Shpërthen në lot dhe kërkon të lë shtëpinë
Pas ‘Prime’-it, Olta Gixhari shpërtheu në lot. Aktorja nuk mbajti dot lotët pasi përfundoi spektakli e duket se malli për të afërmit e sidomos për djalin bëri që të kishte një gjendje të tillë emocionale. Asaj iu gjend pranë Armaldo Kllogjeri (Maestro) i cili e ngushëllonte duke i thënë fjalë motivuese.
Mirëpo, aktorja deklaroi herë pas here se dëshiron të largohet nga shtëpia pasi nuk mundet më të vazhdojë rrugëtimin. Madje, ajo shtoi se situata brenda shtëpisë është bërë e dhunshme.